Sot paradite në kalatat e portit të Durrësit janë në proces përpunimi tri anije, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera.

Tragetet “AF Marina” dhe “Rigel II” të linjës Bari – Durrës janë ankoruar në Terminalin përkatës para orës 8.00, ndërsa tragei “AF Michela” mbërriti rreth orës 11:00, sipas grafikut.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se dy anije tregtare po shkarkojnë në Terminalin e Mallrave Gjenerale përkatësisht 4287 tonë çimento dhe 2001 tonë hekur rrotativë, ndërsa në kalatën 6 nga anija “Carat” po përpunohen 419 kontejnerë.

Në radën portuale sapo ka mbërritur anija “Zagora” që pritet të ngarkohet me 530 kontejnerë, ndërsa po sot pritet në port edhe anija “Max Venture” me 274 kontejnerë të tjerë.