Durrës, prezantohet drejtori i Forcave të Sigurisë Portuale (FOTO)

Postuar: 08/02/2018 - 10:46

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD, Sokol Sula.

Duke vlerësuar karrierën e Sulës si specialist dhe drejtues, drejtori Ekzekutiv i APD, Qirici, tha se FSPD përbëjnë një forcë të rëndësishme për parametrat e sigurisë në portin e Durrësit. 

"Afro 1 milion udhëtarë vendas dhe të huaj si dhe dhjetra mijë automjete hyjnë e dalin përgjatë një viti në portin më të madh të vendit,"-tha më tej Qirici, duke nënvizuar rëndësinë e forcave të FSPD.

Drejtori i ri i FSPD, Sokol Sula, falenderoi për vlerësimin, duke shtuar se veprimtaria e tij do të synojë në përmirsimin e parametrave të performancës dhe të sigurisë në të gjithë hapësirën portuale.

Sokol Sula u zgjodh në postin e drejtorit të FSPD, pas konkursit të organizuar në zbatim të legjislacionit për vendin e drejtuesit të FSPD.

Sokol Sula, drejtor i Forcave të Sigurisë Portuale Durrës

Sokol Sula ka përfunduar studimet në Akademinë e Rendit në vitin 1998, dhe më pas ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikime me misionet ICITAP, PAMECA, etj.

Në periudhën 1993-2011 ai ka shërbyer me detyra të ndryshme në Forcat Speciale në Tiranë.

Më pas Sula kreu detyrën e drejtorit të Njësisë OSSHE Durrës (2014-2015), ndërsa në periudhën 2016-2017 atë të drejtorit të Ndërmarrjes së Pastrim – Gjelbërimit, Bashkia Durrës.

Sokol Sula ka nisur punën si drejtor i FSPD më 1 shkurt 2018, pas konkursit që u organizua nga APD në zbatim të ligjit për FSPD.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në 5 muajt e parë të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 236 anije dhe 376 tragete, nga të cilat janë shkarkuar dhe

Ndërtimi i portit modern të Durrësit ka nisur 90 vjet më parë, në të njejtën kohë kur filloi edhe ndërtimi i institucioneve dhe i infrast

Veliera turistike “Sea Cloud” vjen në portin më të madh të vendit për të dytën herë brenda sezonit turistik.

Një përfaqësi e APD, e drejtuar nga drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, morri pjesë këto ditë në “Forumin e Menaxhimit të Por

15 anije tregtare janë përpunuar tek tre Terminalet e Mallrave të portit të Durrësit gjatë 10 ditëve të para të muajit qershor.

Në portin e Durrësit që nga fillimi i vitit 2018 janë ankoruar 84 jahte të huaja, pjesa më e madhe e të cilave kanë mbërritur në dy muajt

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë periudhës janar-maj të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dh

Një delegacion me përfaqësues ekspertë nga sistemi portual i Shangait u prit pasditen e së martës nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i

Në kalatat e portit të Durrësit sot vazhdon përpunimi i katër anijeve që ka sjellë 13.500 tonë mallra të ndryshme, ndërsa nga Bari (Itali

   “Porti i së nesërmes” ishte tema e Konferencës së organizuar në Rotterdam nga “Europian Sea Ports Organization”, në të cilin mori pjes