Ja kroçera “La Belle de L’Adriatique” që mbërrin nesër në Durrës

Postuar: 08/05/2018 - 13:41

Nesër paradite në portin e Durrësit pritet të mbërrijë kroçera e parë e këtij sezoni turistik. Pas prillit të vitit të kaluar, anija turistike “La Belle de L’Adriatique” vjen për herë të dytë në portin më të madh të vendit tonë.

Kroçera ka 188 turistë francezë në bord, njofton agjencia “Intermed Shiping”.

Ajo do të lundrojë nga Bari (Itali) drejt Durrësit natën e së martës dhe pritet të ankorohet në kalatën 5 të hënën rreth orës 7.00. Kroçera ka një gjatësi prej 110 metrash dhe pas qëndrimit deri mbrëmjen e së mërkurës në Durrës do të niset drejt Dubrovnikut.

“La Belle de L’Adriatique” është kroçera e parë e vitit, ndërsa kroçera “Berlin” do të jetë e fundit dhe pritet të mbërrijë në fund të muajit tetor të këtij viti. Gjatë qëndrimit në vendin tonë turistët vizitojnë qytetet e Durrësit, Krujës, Beratit dhe Tiranës.

Megjithëse Durrësi është një port përpunimi mallrash, vazhdimisht APD ka marrë të gjitha masat për ankorimin e kroçerave në kalatat qendrore 4 dhe 5, si dhe për lehtësimin e lëvizjes së turistëve në hapësirën portuale gjatë qëndrimit prej 10-14 orë në Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Portual Durrës është nderuar këto ditë me Çmimin Europian për "Praktikat më të mira".

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 180 anije dhe 299 tragete me mbi 1 milion e 230

Grupi i xhirimit “Derë e hapur” regjistroi paraditen e së enjtes sekuencat e fundit të këtij filmi pranë portit të Durrësit, i cili në di

Partnerët e projektit "LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities", nisën sot në Durrës takimin e përbashkët me qëllim

Në portin e Durrësit, ditën e hënë ka mbërritur anija “Chelsea-6” me 5500 tonë grurë.

Partnerët e projektit LOCATIONS "Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities" do të jenë për dy ditë radhazi në portin e Durrësit,

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dh

Anijet tregtare që transportojnë mallra import-eksporti drejt/nga porti i Durrësit, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti kanë lundruar dr

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 355 anije dhe tragete, duke shënuar një rritje prej 14 për qind