Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 169 anije.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, për 10-mujorin janar-tetor të këtij viti  nga anijet e specializuara janë përpunuar 97.059 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU), ose 1.793 kontejnerë TEU më shumë se sa 10-mujori i parë i vitit 2016.

Eksportet dhe importet me kontejnerë janë thuajse të barabarta për nga numri i përpunuar në kalatën 6 të portit, ku ndodhet Teminali përkatës.

Në këtë periudhë kontejnerët e transportuar me anije nga/drejt Durrësit kanë transportuar më shumë se 1.2 milionë tonë mallra të ndryshme gjithsej. Raporti mes eksporteve dhe importeve në mallra me kontejnerë për këto 10 muaj është 50,13% –  49,87%.

Nga statistikat mësohet gjithashtu se numri më i madh i kontejnerëve është përpunuar në muajt korrik dhe shtator përkatësisht me 11.511 dhe 11.463 kontejnerë TEU gjithsej. Sasia e përpunuar në këto dy muaj është përkatësisht 165.499 tonë dhe 145.433 tonë.