Materialet e ndërtimit, xhamat, blloqet e mermerit, llamarina dhe melamina zenë një pjesë të madhe të importeve drejt portit të Durrësit. Po ashtu edhe çimento dhe hekuri për ndërtim me shifra përkatëse nga 6 mijë deri në 40 mijë tonë vetëm në 5 muaj.

Një pjesë e importeve realizohet me anë të kontejnerëve-mësohet nga statistikat e APD-së.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave, bëhet e ditur se në kalatat e portit më të madh të vendit gjatë 5 muajve të parë të vitit janë përpunuar mbi 1 milion ton mallra që kanë mbërritur nga vende të tjerë, duke shënuar një rritje të eksporteve prej afro 83 mijë tonë, krahasuar me periudhën janar-maj 2017.

Një rritje të ndjeshme ka patur përpunimi i qymyrit koks nga importi, që shfrytëzohet nga industria vendase.

Volumi 5-mujor i koksit ka arritur në mbi 115 mijë tonë, ose 24 mijë tonë më shumë se vitin e kaluar.