Sot paradite në kalatën 5 të portit të Durrësit ka nisur të përpunohet anija “Afina 1”, nga e cila do të shkarkohen 10.309 rrotativa llamarine.

Sasia e llamarinës është porosi e një kompanie nga Kosova dhe rrotativat e ngarkuara në automjete të specializuara do të udhëtojnë më pas nga Durrësi drejt veriut.

Në Terminalin lindor vijon shkarkimi i një anijeje me 9.983 tonë qymyr, i cili do t'i drejtohet Fushë-Krujës, si dhe i një sasie prej 3.197 tonë skrap nga një anije tjetër.