Misioni ushtarak i NATO-s, vizitë zyrtare në portin e Durrësit (FOTO)

Postuar: 13/03/2018 - 15:50

Një delegacion ushtarak i NATO-s me mision në Kosovë, i kryesuar nga gjeneral major, Salvatore Cuoci, zhvilloi sot në mesditë një vizitë zyrtare në portin e Durrësit.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, duke uruar mirëseardhjen u bëri të njohur ushtarakëve edhe disa nga kapacitetet kryesore të portit më të madh të vendit tonë.

Edhe në cilësinë e një ish-ushtaraku me përvojë drejtori i APD, Bakaj, u ndal në raportet shumë të mira të APD me misionet e NATO-s në përgjithësi.

Gjen. Cuoci vlerësoi marrëdhënien shumë të mirë mes palëve, si dhe infomacionin e ofruar lidhur me kapacitetet portuale. Ushtarakët e NATO-s në vendin tonë zhvillojnë takime dhe vizita njohëse të herëpasherëshme në portin e Durrësit.

Delegacioni i NATO-s me mision në kosovë përbëhej nga 9 ushtarakë dhe shoqërohej nga një ushtarak i Forcave tona të Armatosura.

Në takim morrën pjesë edhe zv.drejtore e Përgjithshme e APD, Sonila Toska, si dhe disa nga drejtuesit e Drejtorive dhe Sektorëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Masat që po merren në kuadër të fluksit të pritshëm të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete në prag të sezonit veror ishin temat që u di

Në 6-mujorin e parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më p

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vizituan mbrëmjen e kaluar kroçerën “G

699 turistë nga vende të ndryshme kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.

Një jaht tjetër luksoz është ankoruar sot në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit.

Mbi 60 lundrime shtesë do të kryejnë tragetet e linjës Bari – Durrës e kthim gjatë muajve të verës.

660 kontejnerë po shkarkohen nga anija “Hammonia Palatium”, e cila është ankoruar në kalatën 6 të portit.

Porti më i madh detar i Shqipërisë, Porti i Durrësit përpunoi 1.57 milion ton mallra në pesë muajt e parë të 2018, duke u rritur me 5% ng

Forcat e Sigurisë Portuale FSPD kanë zhvilluar këto ditë një testim mbi kalimin në nivelin II të Sigurisë Detare si dhe për marrjen e mas