Moti i keq/ Tragetet mbërrijnë në kohë në Durrës, anijet pengohen në përpunim

Postuar: 02/02/2018 - 09:10

Moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar nuk e ka penguar mbërritjen në kohë të trageteve mëngjesin e së premtes, ndërsa reshjet e shiut po vështirësojnë përpunimin e anijeve tregtare.

Në radën portuale është ankoruar një anije tjetër me 3299 tonë misër, ndërsa gjatë ditës priten tri anije të tjera me superfosfat, pleh dap dhe kontejnerë.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, përkatësisht “AF Francesca” dhe “Bari” kanë mbërritur në port vetëm 30 minuta më vonë se sa grafiku i parashikuar, rreth orës 8.00-8.30 të mëngjesit.

Mësohet gjithashtu se në kalatën 6 anija “Countship Voë”, e cila mbërriti pasditen e kaluar, vazhdon shkarkimin e 461 kontejnerëve. Anija “Nazmiye Ana” me 2000 tonë pleh kimik dap në kalatën 2 e ka ndërprerë përpunimin për shkak të reshjeve të shiut që nisën gjatë natës.

Edhe sot gjatë ditës parashikohen reshje shiu, që mund të vështirësojnë përpunimin e anijeve në kalata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Portual i Durrësit është gati të hapë garën tenderuese për projektin e thellimit të kanalit hyrës në port.

Lirohet nga detyra drejtori ekzekutiv i Portit të Durrësit, Artjan Qirici.

Reshjet e shiut që kanë nisur që të hënën paradite pritet të pengojnë edhe sot përpunimin e disa anijeve, veçanërisht atyre që shkarkojnë

Drejtuesit e APD kanë pritur në një  takim njohjeje dhe pune, një grup të madh përfaqësuesish të kompanive dhe bizneseve nga Italia.

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e af

Shtatë anije me afro 33 mijë tonë mallra gjithsej parashikohet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit.

Gjatë muajit të kaluar në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar mbi 280 mijë tonë mallra, ose 67.230 tonë më shumë se sa në janarin

Sot paradite në kalatat e portit të Durrësit janë në proces përpunimi tri anije, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD,