Moti i keq/ Tragetet mbërrijnë në orar në Durrës, pengohet përpunimi i anijeve

Postuar: 13/02/2018 - 10:10

-Sot priten tri anije me mbi 12 mijë tonë mallra

Moti i keq me reshje të dendura ka bllokuar sot paradite përpunimin e dy anijeve me mallra në portin e Durrësit.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se anija “NS Angela” me 4287 tonë çimento dhe “Sveti Duje” me 3400 tonë blloqe graniti, sot paradite nuk e kanë filluar procesin e shkarkimit të mallrave për shkak të reshjeve të pandërprera. Ka vijuar pa probleme vetëm ngarkimi me 7 mijë tonë çimento në anijen “Seaven Luck” në Terminalin Lindor.

Mësohet gjithashtu se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, përkatësisht “AF Marina” dhe “Rigel II” kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar, rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Nga Qendra e Informacionit, mësohet se në radën portuale ndodhet anija “Golden Bay” që pret të ngarkohet me 4100 tonë çimento, ndërsa priten sot në port edhe anijet tregtare “Nevado 32” me 2894 tonë xhama dhe “Konosha” me 5251 tonë grurë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Portual Durrës njofton shpalljen e vendit vakant për zëvendësdrejtor të Forcës së Sigurisë Portuale pranë APD-së.

Në një nga sallat e trajnimeve të Autoritetit Portual ka nisur sot Testimi periodik i punonjësve elektrikë, elektrovinçierë dhe saldatorë

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar 33.416 kontejnerë TEU (njësi konte

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 355 anije dhe tragete, duke shënuar një rritje prej 14 përqind m

Një përfaqësi e APD, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, zhvilloi të enjten një vizitë pune në Portin e Barit (I

Analiza Ekonomiko-Financiare e APD për vitin 2017, që u zhvillua sot në mesditë në Sallën e Trajnimeve të APD synon të jetë një veprimtar

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona – Trieste e kthim gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë transportuar 15 për qin

Një grup përfaqësues nga APD, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, Afrim Bakaj, mori pjesë në Konferencën e 5-të Transport&a

Ditën e shtunë, drejtuesit e Autoritetit Portual zhvilluan një vizitë në nëndetsen turke TCG Preveze S-353, e cila ishte ankoruar në kala

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, ditën e Sulltan Novruzit në portin e qytetit të D