Porti i Durrësit merr masa për mbarëvajtjen e ceremonisë së Ujit të bekuar

Postuar: 05/01/2018 - 16:37

Autoriteti Portual po merr masa për mbarëvajtjen e ceremonisë së Ujit të Bekuar, e cila si çdo vit do të zhvillohet më 6 janar paradite në pjesën qendrore të basenit portual. 

APD i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Kishës Ortodokse të Durrësit për krijimin e kushteve brenda hapësirës portuale.

Forcat e Sigurisë Portuale dhe mjeti lundrues i saj do të kujdesen për mbarëvajtjen e ceremonisë, që do të nisë rreth orës 10.30, aty ku bashkohen kalatat 4 dhe 5. 

Autoambulanca dhe zhytësit do të jenë si gjithmonë në gatishmëri për të asistuar në rast nevoje të rinjtë që hidhen për të kapur Kryqin në ujrat e detit Adriatik.

Qindra besimtarë ortodoksë marrin pjesë çdo 6 janar në kremtimin e Ditës së Ujit të Bekuar. 

Kremtimi i Ditës së Ujit të Bekuar në Durrës është një nga ceremonitë fetare e qytetare që zhvillohen çdo vit në mjediset e Portit më të madh të vendit.

Kjo e Durrësit që zhvillohet menjëherë pas meshës së paradites në katedralen e Shën Pavlit dhe Shën Astit është e vetmja ceremoni në të gjithë vendin që zhvillohet në ujrat detare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e af

Shtatë anije me afro 33 mijë tonë mallra gjithsej parashikohet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit.

Gjatë muajit të kaluar në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar mbi 280 mijë tonë mallra, ose 67.230 tonë më shumë se sa në janarin

Sot paradite në kalatat e portit të Durrësit janë në proces përpunimi tri anije, ndërsa gjatë ditës priten edhe dy anije të tjera.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Artjan Qirici, prezantoi tre ditë më parë drejtorin e ri të Forcave të Sigurisë Portuale, FSPD,

Përpunimi i anijeve në portin e Durrësit është ndërprerë që nga mesdita e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. 

Zhvillimi dhe përmirësimi i mjedisit të favorshëm (duke përfshirë uljen e zhurmës) si dhe ndotjes të karbonit kanë qenë tematika e Takimi

Rritja e numrit të turistëve që hyjnë nga porti i Durrësit, do të mbetet pritoritet për Autoritetin portual të Durrësit edhe në vitin 201

Deti Adriatik është përfshirë nga një fortunal mëngjesin e sotëm.