Porti i Durrësit, shifrat e anijeve, trageteve dhe udhëtarëve për muajin janar

Postuar: 16/02/2018 - 09:07

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e afro 60 mijë udhëtarë.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Lindor janë përpunuar 6 anije, në atë Perëndimor 20 anije dhe në Terminalin e Kontejnerëve 16 anije të tjera.

Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 217.521 tonë mallra gjithsej, afro 60 mijë tonë më shumë se sa në janar 2017.

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim kanë kryer 79 lundrime me 59.861 udhëtarë në bord, si dhe 62.608 tonë mallra me kamionë dhe trajlerë.

Nga anijet dhe tragetet gjatë janarit 2018 janë përpunuar 67.230 tonë më shumë se sa në janarin e vitit të kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim në 5 ditët e e para të muajit gusht kanë transportuar afro 50 mijë udhëtarë

   Gjatë muajit korrik të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 47 anije tregtare.

Kroçera “Seven Seas Voyager” me gjatësi 206 metra u ankorua në kalatën 5 të portit të Durrësit sot rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Dy ditë pas kroçerës “Sirena”, me 659 turistë, e cila u ankorua dje në Durrës, ditën e martë pritet të mbërrijë kroçera “Seven Seas Voyag

Vonesa në mbërritjen e trageteve nga Bari në drejtim të Durrësit.

Tragetet që lundrojnë nga Durrësi drejt porteve të Barit dhe Ankonës e anasjelltas, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti kanë trans

E diela e 5 gushtit mund të konsiderohet si dita e pikut të sezonit, pasi burime nga porti i Durrësit bëjnë me dije se sot mbërrijnë 7 tr

Durrësi, Kruja, Berati dhe Tirana janë destinacionet e turistëve që zbritën paraditen e së djelës nga kroçera “Sirena” në portin e Durrës

Gjatë muajit që lamë pas, në kalatat e portit të Durrësit, përveç anijeve tregtare dhe trageteve të linjës, janë ankoruar edhe 100 jahte

Këtë të diel në qytetin e Durrësit pritet të mbërrijë në port kroçera "Sirena" e cila do të sjellë plot 659 turistë nga 24 vende të ndrys