Terminali i trageteve për festat e fundvitit dhe përmirësimi i kushteve në shërbim të bizneseve

Postuar: 22/12/2017 - 14:06

Bashkëpunimi institucional në Terminalin e trageteve gjatë periudhës së festave të fundvitit, si dhe krijimi i kushteve normale të kontrollit kufitar dhe doganor në shërbim të bizneseve që shfrytëzojnë tragetet, ishin temat kryesore të takimit konsultativ që u iniciua dy ditë më parë nga Drejtori Ekzekutiv i APD-së, Artjan Qirici.

Së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Lindita Nushi, Drejtorin e Doganës Durrës, Agron Lamaj, si dhe përfaqësues të Terminaleve dhe Agjencive të interesuara, pjesmarrësit në takim e quajtën të domosdoshme ngritjen brenda marsit 2018 në Terminalin e Trageteve të një Tende për kontrollin fizik të kufirit dhe doganës. Në të njëjtën frymë bashkëpunimi për t’i shërbyer biznesit do të punohet për krijimin e një Zone Sterile në zonën e eksportit.

Përmirësimi i shpejtësisë së operimit gjatë kontrolleve, duke rritur sipërfaqen dhe korridorin e lëvizjes pranë skanerit; vendosja e afateve kohore limit lidhur me hyrjen e kamionëve në port; transferimi i makinave të bllokuara nga terminali i trageteve në një zonë më të përshtatshme; shfrytëzimi i territorit pranë hyrjes 4 nga Agjencitë Detare përbëjnë disa nga përfundimet e Takimit konsultativ me përfaqësuesit e institucioneve dhe agjencive që operojnë në hapësirën portuale.

Së shpejti, Drejtori Ekzekutiv do të mbledhë përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ, për të diskutuar më gjerë mbi këto plane masash, dhe do të diskutohen gjithashtu Draft Plan-Biznesi dhe Tarifat e APD-së për vitin 2018.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Autoriteti Portual Durrës është nderuar këto ditë me Çmimin Europian për "Praktikat më të mira".

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 180 anije dhe 299 tragete me mbi 1 milion e 230

Grupi i xhirimit “Derë e hapur” regjistroi paraditen e së enjtes sekuencat e fundit të këtij filmi pranë portit të Durrësit, i cili në di

Partnerët e projektit "LOCATIONS –Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities", nisën sot në Durrës takimin e përbashkët me qëllim

Nesër paradite në portin e Durrësit pritet të mbërrijë kroçera e parë e këtij sezoni turistik.

Në portin e Durrësit, ditën e hënë ka mbërritur anija “Chelsea-6” me 5500 tonë grurë.

Partnerët e projektit LOCATIONS "Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities" do të jenë për dy ditë radhazi në portin e Durrësit,

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dh

Anijet tregtare që transportojnë mallra import-eksporti drejt/nga porti i Durrësit, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti kanë lundruar dr