Veliera “Running of waves”dhe katër jahte në portin e Durrësit (FOTO)

Postuar: 16/05/2018 - 10:18

-Në kalata përpunohen edhe katër anije me mallra

Veliera “Running of waves” dhe katër jahte turistike të madhësive të ndryshme janë ankoruar gjatë 24 orëve të fundit në portin e Durrësit.

Veliera me gjatësi 64 metra e gjerësi 9.5 metra ka 15 udhëtarë turistë në bord dhe ka lundruar dy net më parë nga ishulli i Korfuzit (Greqi) drejt Durrësit, ndërsa mbrëmjen e kaluar është nisur nga porti drejt Kotorrit (Mali i Zi). 

Bashkë me anijen turistike që është regjistruar në portin La Valleta (Maltë), në kalatat 4 dhe 5 të portit më të madh të vendit janë ankoruar gjatë orëve të fundit edhe katër jahte, dy prej të cilëve vazhdojnë të marrin shërbimet në Durrës.

Sezoni turistik në portin më të madh të vendit tonë nisi 10 ditë më parë kur në kalatën 4 u ankorua kroçera “La Belle de l’Adriatique” me 188 turistë francezë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti 9 përqind mall

Kalatën 5 të portit të Durrësit e ka vizituar së fundmi edhe një prej jahteve më të mëdha, “Pelorus”.

Masat që po merren në kuadër të fluksit të pritshëm të udhëtarëve dhe automjeteve me tragete në prag të sezonit veror ishin temat që u di

Në 6-mujorin e parë të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më p

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, vizituan mbrëmjen e kaluar kroçerën “G

699 turistë nga vende të ndryshme kanë mbërritur sot paradite në portin e Durrësit.

Një jaht tjetër luksoz është ankoruar sot në orët e para të mëngjesit në portin e Durrësit.

Mbi 60 lundrime shtesë do të kryejnë tragetet e linjës Bari – Durrës e kthim gjatë muajve të verës.

660 kontejnerë po shkarkohen nga anija “Hammonia Palatium”, e cila është ankoruar në kalatën 6 të portit.