Në Beograd shënohet sot 15-vjetori i vrasjes së ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç. Ai ka qenë kryeministri i parë serb i zgjedhur pas rënies së regjimit të Sllobodan Millosheviçit në vitin 2000.

Qeveria e Gjingjiçit ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe ka arrestuar dhe ekstraduar në këtë gjykatë disa të akuzuar.

Gjingjiç është vrarë më 12 mars të vitit 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së Qeverisë në qendër të Beogradit.

Organizatori i vrasjes, Millorad Ulemek Llegija, dhe snajperisti Zvezdan Jovanoviç janë dënuar me nga 40 vjet burgim.