Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e disa të tjerëve, ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën Tetovë – Gostivar.

Sipas "Tetova Sot", lajmi është konfirmuar nga Komandanti i Zjarrfikëseve të Tetovës, Uka Aliti, i cili ka thënë se një grua ka mbetur e vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën.

Nuk bëhet ende i ditur emri i viktimës si dhe emrat e personave të tjerë që janë plagosur.

Ekipet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.