Bëri thirrje për grusht shteti, arrestohet deputeti grek

Postuar: 18/06/2018 - 11:12

Policia greke ka arrestuar deputetin e Agimit të Artë, Kostas Barbarousis. Ai u arrestua nga njësia anti terror në një banesë ku ishte fshehur, në verilindje të Athinës. Barbarousis akuzohet për tradhti të lartë. Ky zhvillim vjen pasi ai të premten bëri thirrje për grusht shteti, duke kërkuar që ushtria të arrestojë Kryeministrin, Presidentin dhe ministrin e Mbrojtjes.

Pas kësaj deklarate, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i Agimit të Artë. Deklarata e ashpër, që u konsiderua gjerësisht si thirrje për grusht shteti, u dënua ashpër nga të gjitha forcat politike, përfshirë Agimin e Artë.

Barbarousis u shpreh në atë mënyrë për të kundërshtuar marrëveshjen e Athinës me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi tha se Maqedonia nuk ka marrë ende vendim nëse do të vendosë masë reciprociteti,

Delegacioni kosovar i kryesuar nga presidenti Hashim Thaçi është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen, i cili mori jetën e tre shtetasve kosovarë. Valon

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar në orën 09.49 të mëngjesit të sotëm në Janinë, sipas vlerësimit par

Shefi i Grupit Parlamentar të partisë opozitare “Dveri”, në Kuvendin e  Serbisë, Boshko Obradoviq, tha sot se procesi i zgjidhjes së çësh

   Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar sot në Paris me homologun e tij francez, Emanuel Macron.

   Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një familje britanike, e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhej t

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikan

   Pas Athinës, edhe Shkupi zbulon përpjekje destabilizuese të Moskës për të penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.