Burg për djemtë e Kumanovës, nisin protestat masive në Shkup

Postuar: 06/11/2017 - 11:51

Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera, kanë protestuar të dielën në Shkup kundër dënimit të 30 pjesëtarëve të grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm.

Ata kërkuan që rasti të hetohet nga bashkësia ndërkombëtare me qëllim që të gjenden autorët dhe porositësit e vërtetë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Kërkojmë që e gjithë ngjarja e 9 dhe 10 majit të hetohet dhe procedohet nga ndërkombëtarët, pasi struktura të larta të Maqedonisë kanë qenë të përfshira si manipuluese, nxitëse dhe joshëse në sajimin e skenarit të 9 majit. Ministria e Punëve të Brendshme, shefi i shërbimit sekret maqedonas dhe drejtori i Sigurisë publike janë arkitektët, ideologët, urdhërdhënësit si dhe zbatuesit e skenarit ogurzi të ngjarjeve në Kumanovë”.

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit paraqitën edhe drejtuesit e Forumit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të Shoqatës së ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Nga ana tjetër, edhe ekspertët thonë se sistemi i drejtësisë në Maqedoni është në fazën më të keqe që nga pavarësia e vendit dhe se deri më tani nuk ka pasur qoftë edhe një proces gjyqësor që nuk është kontestuar.

Ekspertizë të rastit “Kumanova” kanë kërkuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare, ndërsa këtë më parë, derisa ishte në opozitë e kishte paralajmëruar edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në manifestimin qendror që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Manastir të Maqedonisë për Ditën e Alfabetit Shqip, kryeministri i Maqedonisë, Zo

   Lëkundje sizmike janë ndjerë në qytetin e Selanikut mbrëmjen e sotme në Greqi.

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko M

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, sot do të shpallë vendimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Ml

   Parlamentarët e gjashtë shteteve ballkanike nuk e kanë patur të lehtë ballafaqimin me kolegët e tyre në Parlamentin Europian.

   Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka vizituar për herë të parë Serbinë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka përgëzuar Listën Serbe për sukseset e arritura në zgjedhjet lokale.

   Debati për projektligjin e përdorimit të gjuhëve, përfshirë atë shqipe në Maqedoni, tashmë hyn në një fazë tjetër.

VMRO-DPMNE kundër ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse sipas saj me këtë thellohet hendeku ndëretnik.

Shteti Islamik kërcënon me sulme terroriste Vatikanin gjatë Krishtlindjeve.