Kanë filluar në Athinë protestat e para kundër njohjes së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

Fillimisht partia ekstreme e djathtë “Agimi i Artë” paralajmëroi një tubim që jashtë zyrave të saj në rrugën “Mesogjion” të kryeqytetit helen, ndërsa në të njëjtën orë, edhe grupimet e majta që janë shprehur kundër manifestimit të së dielës do të kërkojnë anulimin e tij.

Situata në kryeqytetin helen është e tensionuar, ndaj dhe qindra forca policore u vendosën midis dy grupimeve të dy ekstremeve, për të shmangur një përballje mes tyre.

Më herët, një grup anarkistesh hodhën bojë të kuqe dhe shkruajtën parulla jashtë shtëpisë së Mikis Throdhorakis, kantautorit më të njohur grek, dhe njëkohësisht simbol i rezistencë greke kundër Juntës së Kolonelëve më vitet 60-70-te.

Kantautori i famshëm grek është një prej mbështetësve më të zjarrtë të manifestimit kundër emërtimit të Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Ne manifestimin e së dielës, zoti Thedhoraqis do të jetë folësi kryesor.

“Historia jote fillon në male dhe përfundon me baltën nacionaliste të sheshit Sindagma”, shkruanin anarkistët.

Sipas organizatoreve, në manifestimin e së dielës, pritet që të marrin pjesë më shumë se një milion grekë, të cilët kundërshtojnë që në negociatat mes Athinës dhe fqinjit të saj verior të mos përdoret emri Maqedoni.

Policia thotë se protesta do të monitorohet nga më shumë se 5000 policë, ndërsa ka vënë në alarm të kuq, gjithë forcën policore prej 19.000 policë të Atikës.

Në këtë protestë pritet pjesëmarrje masive nga e gjithë Greqia, ndërsa qindra vetë do të vijnë nga jashtë shtetit.

Deri mesditën e së shtunës, 1500 autobusë kishin konfirmuar prenotimet nga e gjithë Greqia, ndërsa janë marrë masa për të siguruar parkim në akset kryesore të kryeqytetit.