Një punonjës policie është gjetur i vdekur në makinën e tij. Ndërkohë që policia njofton se ai kishte në dorë armën e tij të shërbimit dhe një vrimë plumbi në kokë.

45-vjeçari që ka punuar si polic është gjetur i vdekur dje në Prilep të Maqedonisë. Ai është gjetur në automjet me plagë në kokë dhe me pistoletën zyrtare në dorë.

Prokurori i përgjithshëm që kryen hetimin, ka dhënë urdhër të bëhet autopsia për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes. Burimet thonë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Polici ka qenë në njësinë “luanët” dhe ka marrë pjesë në konfliktin e vitit 2001.

Sipas burimeve, thuhet se zyrtari policor ka qenë në pushim mjekësor muajt e fundit për shkak se ka pasur gjendje shëndetësore jo të mirë psikofizike.