Gjuric: Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serb dhe Serbi në Kosovë

Postuar: 07/01/2018 - 09:37

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric ka marrë pjesë në ndezjen e buzmit (dushkut, ritual i vjetër) të Krishtlindjes Ortodokse në kishën e Shën Dimitrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai gjatë kësaj ceremonie, siç raporton Beta, ka përcjellë mesazhe inkurajuese për serbët, duke i porositur ata që të qëndrojnë në Kosovë.

"Derisa të ketë Krishtlindje do të ketë serb dhe Serbi në Kosov", ka thënë Gjuric në ceremoninë e ndezjes së buzmit, të cilën e ka udhëhequr peshkopi Teodosije, transmeton Telegrafi.

Gjuric më tej ka deklaruar se Krishtlindja është një nga festat më të shenjta krishtere, ortodokse dhe serbe.

"Është veçanërisht e rëndësishme që këtu në Kosovë të thuhet se çdo vit, pra ky, është viti në të cilin luftojmë për mbijetesë dhe lutemi që me mbështetjen e vëllezërve tanë nga e gjithë bota, populli ynë dhe kisha në Kosovë do të mbijetojnë dhe të jenë më të fortë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Serbia dhe Mali i Zi ka të ngjarë të hyjnë më parë se të vendet e tjara në Bashkimin Evropian, ndoshta para vitit 2025, thotë Johannes

Presidenti kosovar Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiç zhvilluan një bisedë telefonike lidhur me hetimet për vrasjen e Oliver Ivano

Vrasja e Oliver Ivanovicit, liderit të Iniciativës Qytetare «Liri, demokraci, drejtësi» e ka tronditur me themel Serbinë e Kosovën, por i

   Mafiozi grek Vasilis Stefanakos është vrarë sot pasdite në Athinon Avenue në periferi të lagjes  “Hajdari”.

   Viorica Dancila është emëruar kryeministrja e parë grua e Rumanisë, pas dorëheqjes së papritur të Mihai Tudose.

   Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov ka thyer shpresat e shqiptarëve, ndërsa deklaroi se nuk nënshkruan Ligjin e Gjuhës shqipe.

Autoritetet kosovare kanë zbuluar pronarin e makinës që dyshohet se u përdor në vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç.

Në të gjithë Serbinë po zhvillohen homazhe për të nderuar politikanin Oliver Ivanoviç, që u vra në Mitrovicë.

Në një video postuar nga mediat kosovare, shihet ish-lideri serb, tashmë i ndjerë Oliver Ivanovic, teksa u ndalon shqiptarëve të kalojnë

Vrasja në Mitrovicë e liderit të serbëve Oliver Ivanoviç, solli dhe ndërprerjen e menjëhershme të procesit të negociatave Prishtinë-Beogr