Mediat greke kanë shkruar se mes Maqedonisë dhe Greqisë është arritur marrëveshja për çështjen e emrit.

Me dakordësinë e të dy vendeve, mësohet se emri i ri i Maqedonisë dhe të jetë “Republika gorna Makedonija”, që do të thotë “Republika Maqedonia e Epërme”.

Mes palëve, në tryezën e dialogut janë katër çështje të rëndësishme: propozimi për emrin, irredentizmi, marrëdhëniet ndër rajonale dhe masat për axhendë pozitive.

Sipas ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias, marrëveshja e cila po përpilohet, fillimisht do t’i dorëzohet qeverisë greke e më pas asaj në Shkup.

Duket se ndërmjetësi i përfaqësuesit të OKB-së, Metju Nimic gjatë qëndrimit në Greqi, ka rezultuar i suksesshëm në gjetjen e gjuhës së përbashkët.