Një anije që transportonte 10 ton marijuanë është kapur sot nga autoritetet greke.

Mediat vendase shkruajnë se anija me flamur të Tanzanisë u pikas 50 milje larg bregut.

Për të bllokuar anijen e nisur nga Siria policia greke ka shkëmbyer zjarr me gjashtë pjesëtaret e ekuipazhit, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Mësohet se destinacioni i anijes së mbushur me marijuanë ishte Libia. /BW