Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27-vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për t’u dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë.

Ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë. Ndodhemi në procesin e zgjidhjes së problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh. Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”.

Deklaratat Kotzias i bëri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë.