Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç thotë se vendi që ai drejton nuk ka çështje të hapura me Kosovën. Kështu, sa për dërgimin e demarkacionit në Arbitrazh Markoviç thotë se kjo është e pamundur.

“Jo, jo. Arbitrazhi nuk është i mundur”,tha Markoviç për televizionin publik të Kosovës.

‘Bëj ftesë që parlamenti i Kosovës në afatin më të shkurtër të ratifikojë marrëveshjen dhe të hapen të gjitha perspektivat për Kosovën, Malin e Zi dhe tërë regjionin”,theksoi ai.

Markoviç tha se në Kosovë po vjen me ftesë të kryeministrit Haradinajt dhe se në agjendë kanë thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

‘Do të tentojmë të gjejmë përgjigje më të mira për të gjitha çështjet që janë në interes të të dyja shteteve”, tha Markoviç.

Të martën, Markoviç do të vizitojë Kosovën.