Kryeministri Zaev i gatshëm për takim me liderët

Postuar: 14/05/2018 - 17:53

   “Jam në dispozicion për takim liderësh”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ketë takim liderësh me kërkesë të opozitës.

Ai theksoi se që dje ka pasur informata se janë në dispozicion, por se për takim liderësh të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë në vend, ndërkaq presidenti Ivanov është në Turqi, e Ministri i Punëve të Jashtme është në Hagë.

“Sot pas kësaj ngjarjeje jam i gatshëm të mbaj mbledhje me liderin e opozitës, nëse ai vlerëson se duhet të ketë. Ata kanë kërkuar takim liderësh, sido që të vendosin unë qëndroj në dispozicion, t’i informoj para se të shkojmë në takimin në Sofje. Gjithsesi jam i gatshëm edhe pas Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje, ta ftoj takimin e liderëve, kur të gjithë do të ishin të pranishëm. Por, thirrja është nga lideri i opozitës dhe unë jam në dispozicion në koordinim me të, kështu edhe ta organizojmë takimin”, deklaroi Zaev.

I pyetur nëse më 17 Maj do të ketë takim me kryeministrin grek Aleksis Cipras, si datë i një marrëveshjeje përfundimtare, ai u përgjigj se ai takim nuk është nga ato të caktuarat që i presin. Takimi në margjina të Samitit të BE-së, ku do të jenë të pranishëm të gjithë kryeministrat e BE-së, si dhe gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor si vende kandidate për anëtarësim në BE./INA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

   Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr n

   Ish-ministri i jashtëm i Serbisë dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviq po i përkrah deklarimet e President

   Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbe

   Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

   Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një

   Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se dëshiron të mësojë gjuhën shqipe.

Dyshohet se një tjetër shqiptar ka vdekur në luftimet e Sirisë.

Shefi i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në bisedë joformale e ka përgëzuar kryetarin serb për besnikëri.