Kuvendi i Maqedonisë ratifikon me 69 vota pro marrëveshjen për emrin e ri

Postuar: 20/06/2018 - 13:53

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi sot marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, me 69 vota pro dhe asnjë kundër. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

"Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja", deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Gjatë ditës së djeshme edhe Komisioni për Çështje Evropiane i dha dritë jeshile marrëveshjes, dhe pas kësaj dokumenti do të dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka një afat prej shtatë ditësh për ta nënshkruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një familje britanike, e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhej t

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikan

   Pas Athinës, edhe Shkupi zbulon përpjekje destabilizuese të Moskës për të penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Sot bëhen gjashtë muaj që nga vrasja e liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

Kryeministri Aleksis Tsipras deklaroi sot se Greqia është shumë pranë marrëveshjes me Shqipërinë.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka caktuar për të mërkurën më 18 korrik raundin e ri të bisedimev

29 vendet anëtarë të NATO-s i dhanë ftesën për anëtarësim Maqedonisë, për nisjen e bisedimeve.

   Një deklaratë e eurokomisionerit Johannes Hahn për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka ngjallur reagim

   Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet me një dialog të gjerë ku shqiptarët dhe serbët të duhet të gjejnë zgjidhjen më pak të dëmshme.

Kryetari i komunës së Novo-Sellos në Maqedoninë Lindore, Boro Stojçev ka rënë në pranga mbrëmjen e kaluar, pasi akuzohet për kontrabandë