LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, vlerëson se zgjedhjet e së dielës do të konfirmojnë angazhimin e qytetarëve për ndryshime. Kjo parti pretendon të jetë fituese e zgjedhjeve lokale.

“Presim që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, pa dallim të rezultatit, me sjelljen e tyre të kontribuojnë për ruajtjen e atmosfercs fer dhe demokratike. Sonte fiton Maqedonia dhe qytetarët e saj”, ka deklaruar Aleksandar Kiracivski, në paraqitjen e parë të LSDM-së pas mbylljes së kutive të votimit.

Kjo parti njoftoi se udhëheq në disa qytete, përfshirë edhe Manastirin, si dhe disa komuna të Shkupit, ndërsa fitore ka shpallur edhe në komunën e Haraçinës, e banuar tërësisht me popullatë shqiptare.

Vlerësimet e para janë dhënë edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e Qeverisë. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, ka thLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komunanLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna se BDI-ja udhëheq në thuajse të gjitha komunat me popullatë shqiptare. Ahmeti ka shpallur dy fitoret e para në komunat Kërçovë dhe Pllasnicë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel republike. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së”, ka deklaruar Ahmeti.

Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat njoftuan se i kanë deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë. Nga kjo parti opozitare shqiptare kanë thLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komunanLSDM-ja dhe BDI-ja shpallin fitoren në disa komuna se “nëse BDI-ja është favorite e zgjedhjeve, atëherë ajo do të jetë fituese absolute e votimeve”.

Nga partitë tjera dhe VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, ende nuk kanë dalë me vlerësimet për procesin zgjedhor.

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e pushtetit të ri lokal në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e veçantë e pushtetit vendor, i cili në përbërjen e tij ka dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 49.14 për qind e votuesve me të drejtë vote në territorin e Maqedonisë.

Kurse, në raportimet e mëhershme KSHZ-ja kishte bërë të ditur se deri në orën 13:00, kanë votuar 27.11 për qind e votuesve në nivel shtetëror.

Dalje më e ulët e votuesve është shënuar në vendbanimet me shumicë shqiptare.

Në komunën e Tetovës dalja e votuesve është 19 për qind, në Çair të Shkupit, 22 për qind si dhe atë të Likovës vetëm 15 për qind – komuna këto kur dalja në votime ishte dukshëm më e lartë në periudhën e njëjtë kohore gjatë zgjedhjeve lokale të mbajtura në vitin 2013.

Gjatë orëve të pasdites janë regjistruar dhjetëra incidente, si: fotografimi i fletës së votimit, tentim për të votua për person tjetër, tentim për blerje të votave etj. Këto incidente kanë bërë të ndërpritet për disa minuta procesi i votimit në disa vendvotime, për të cilat KSHZ-ja ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje dhe u ka dhënë direktiva komisioneve lokale për t’i mënjanuar problemet, pas çka ka vazhduar votimi.

Edhe nga Asociacioni qytetar “Most”, kanë njoftuar se vëzhguesit e kësaj organizate kanë regjistruar parregullsi në 16 vendvotime nga 3 mijë e 480 gjithsej, e që kanë të bëjnë me reagime nga ana e bordeve zgjedhore në 10 vendvotime, si dhe një problem i shkaktuar nga persona të paautorizuar në një vendvotim dhe mosrespektim të procedurës së votimit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar për 26 raste të prishjes së procesit të votimit, prej të cilave 7 raste kanë të bëjnë me tentim për blerje të votave.

Megjithëse nga Policia e Maqedonisë gjatë ditës kanë deklaruar se procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht qetë dhe pa incidente serioze, edhe pse me momente të caktuara të prishjeve të vogla të procesit.

Në garën për të parin e komunës garuan pjesë 260 kandidatë të 19 partive politike dhe të koalicioneve të ndryshme përfshirë edhe kandidatë të pavarur. Kurse, i gjithë procesi zgjedhor u mbikëqyr nga rreth 5 mijë vëzhgues vendorë dhe afër 400 të huaj. /REL/