Maqedoni, miratohet ligji për përdorimin e gjuhës shqipe

Postuar: 14/03/2018 - 17:25

   Deputetët maqedonas kanë miratuar në mesin e një seance të tensionuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-udhëheqësi i VMRO-së dhe deputet aktual i kësaj partie është ngritur nga vendi i tij dhe së bashku me deputetët e tjerë është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën.

Gruevski është kapur nga pamjet teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin. I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë ka goditur bregun jugor të Greqisë mëngjesin e kësaj të hëne.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i dhanë fund një raundi bisedimesh në një përpjekje të re për të si

   Ka ardhur dhe reagimi më i fundit për sa i përket festimit të shqiptarëve të Zvicrës.

Ka ardhur dhe reagimi më i fundit për sa i përket festimit të shqiptarëve të Zvicrës.

Një ish-deputet maqedonas dhe djali i tij janë dhunuar nga një grup personash.

   Kur Bundestagu gjerman ka vendosur 10 kushte të reja për Shqipërinë, e kundërta ndodh me Maqedoninë.

   Shqiptarët në Maqedoni konsiderohen mbështetës tejet të vendosur të Erdoganit dhe kështu çdo fjalë kundër tij, i acaron shumë.

   Greqia ka luftuar shumë me krizën e borxheve dhe do duhet edhe në të ardhmen të luftojë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se të dielën, me rastin e vazhdimit të dialogut me Kosovën do të jetë e vështirë, por Beogradi do të

 Një tragjedi është shkaktuar në një familje në Maqedoni pasi në banesë ka rënë zjarr, çka i ka marrë jetën tre vogëlushëve në komunën Ve