Mediat maqedonase: Presidenti do të refuzojë ligjin për gjuhën shqipe

Postuar: 14/01/2018 - 13:19

Presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin për gjuhët, që rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Një burim i afërt me kabinetin e presidentit Ivanov tha për INA se është shumë e qartë se nuk do ta nënshkruajë dhe do të vendos veto për këtë ligj.

“Është mëse e qartë se presidenti Ivanov nuk do ta nëshkruajë ligjin për gjuhët. Ky vendim është i qartë dhe të hënën presidenti do ta jap arsyetimin e tij”, theksuan për INA, burime të afërta me presidentin.

Kabineti i tij është mbyllur orëve të fundit dhe nuk ka dhënë asnjë qëndrim për mediat, gati disa ditë që kur ky ligj mori dritë jeshile nga 69 deputetë.

Nëse Ivanov vendos që të mos e miratojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili i mundëson një shtrirje më të gjerë përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, ky ligj në afat prej 30 ditëve nga dita e miratimit, përsëri kthehet në diskutim në Kuvend për t`u miratuar, por në atë rast mjafton të sigurojë shumicën e thjeshtë, pa pasur nevojë të firmoset dhe nga presidenti.

Kryeparlamentari Talat Xhaferri, por edhe partitë e maxhorancës kanë theksuar se presin që Ivanov ta nënshkruajë ligjin, që më pas të hyjë në fuqi.

Por se sa do të ndodhë zbatimi i tij, ekspertët dhe njohësit e zhvillimeve politike kanë shumë dilema.

“Mendoj se zbatimi i këtij ligji do të jetë shumë i vështirë për shumë arsye, për shkak të mungesës së kuadrit, mungesës së mjeteve dhe më e rëndësishmja, mungesës së vullnetit politik. Andaj, miratimin e këtij ligji nuk e shoh si përmbyllje të një kapitulli shumë të rëndësishëm të Marrëveshjes së Ohrit ose si frymë që buron nga ky dokument kornizë”, theksoi ditë më pare për Evropën e Lirë, profesoresha e çështjeve juridike, Mirjana Najçevska.

Që presidenti Ivanov nuk do ta miratojë këtë ligj ka dhënë sinjale edhe gjatë deklarimeve të fundit, sidomos në fjalimin e fundvitit të kaluar, kur nënvizoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo-kushtetues dhe e cenon unitaritetin e shtetit. (INA)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person i panjohur hodhi një pajisje shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, konfirmoi Qeveria e M

   Marrëveshja për kufirin midis Malit të Zi dhe Kosovës, është e mundur të përcaktojë disa korrigjime teknike të vijës kufitare, por nuk

Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë ka njoftuar se do të zhvillojë protestë më 23 shkurt në Shkup.

   Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se më 26 Shkurt, në Bruksel, pas më shumë se 14 muajsh, do të va

   Kryetari i Lëvizjes opozitare për Ndryshim të Malit të Zi (“Pokret za promjene”), Nebojsha Medojeviq ka akuzuar sot qeverinë në Podgor

Në kohën që bisedimet për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të emrit të Maqedonisë janë intensifikuar dhe sipas pritshmërive çështja mund

   Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës,

   Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë gjatë muajit shk

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka autorizuar fa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ai dhe homologu i tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviç kanë nxjerrë një deklaratë të