Shtatori mund të jetë një muaj i rëndësishëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të udhëtojë për në Kosovë.

Kështu shkruan gazeta serbe “Blic” sipas së cilës pas kësaj vizite, kreu i shtetit serb do të udhëtojë për në Kinë dhe më pas në New York ku do të flasë në Kombet e Bashkuara.

Përderisa zgjidhja hyn në fazën përfundimtare, presidenti i Serbisë pret një ofensivë të ashpër diplomatike gjatë gjithë Shtatorit./Klan Kosova