Merkel pret Vuçiç: E vështirë, por duhet zgjidhje për Kosovën

Postuar: 13/04/2018 - 19:32

   Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me presidentin e serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se se Serbia është vend i rëndësishëm i rajonit me të cilin Gjermania punon ngushtë.

“Serbia ka rol kyç edhe sa i përket Kosovës, edhe sa i përket Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Merkel, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Berlin.

Përpara takimit me dyer të mbyllura, Merkel tha se dëshiron që “këto bisedime t’i kontribuojnë gjetjes së një zgjidhjeje për Kosovën, edhe pse kjo nganjëherë mund të jetë e vështirë”.

Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit dhe se çdo konflikt i mundshëm në Ballkan do t’i kthente të gjitha vendet në rajon prapa për 100 vjet.

“Do të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur tensionet, konfliktet apo destabilizimin e rajonit”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se rruga evropiane është jetike për Serbinë dhe se ajo do të duhet të marrë “një numër vendimesh të vështira nëse dëshiron të bëhet pjesë e BE-së”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është dënuar me 2 vite burg.

Prokuroria në Prishtinë deklaroi se kamera në selinë e Iniciativës Qytetare Serbe nuk kanë të regjistruar asgjë, pasi në kohën e vrasjes

Për kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev nuk ka shumë rëndësi mënyra si do të përkthehet në gjuhën shqipe emri i ri i Maqedonisë.

   Autoritetet qeveritare maqedonase janë të bindur se emri “Republika e Maqedonisë së Iindenit” është zgjidhje e mirë si për maqedonasit

Policia greke ka ndaluar në portin e Igumenicës një automjet që po transportonte 6 kilogramë heroinë.

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

   Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr n

   Ish-ministri i jashtëm i Serbisë dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviq po i përkrah deklarimet e President

   Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbe