Ministri gjerman: Kosova e Serbia të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë

Postuar: 09/07/2018 - 21:54

   Ministrat e Evropës në qeveritë e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Polonisë, kanë shprehur përkushtimin e shteteve të tyre, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Komentet i kanë bërë në fund të ditës së parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Londër.

Pritjet e Gjermanisë janë që Kosova e Serbia të krijojnë një marrëveshje të re ligjore, që vendos besimin mes tyre.

“Ne jemi shumë falënderues për Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, për rolin e saj aktiv në këtë proces. Tashmë e kemi parë shembullin e Maqedonisë dhe Greqisë dhe e kemi parë se çka mund të arrijnë politikanët e guximshëm. Ky shembull për pajtim, bashkëpunim dhe gatishmëri për kompromis duhet të ndodhë edhe me Kosovën dhe Serbinë. Pritjet tona janë shumë të qarta. Në mënyrë që të arrihet progres në bisedime duhet pasur një deklaratë obligative sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që i vendosë ato në një themel të ri besimi. Ne besojmë në Federica Mogherinin, dhe besoj se me lidershipin e saj mund të arrihen gjëra të mëdha në këtë proces mes dy shtetesh”, ka thënë ministri për Evropën në Qeverinë e Gjermanisë, Michael Roth i pyetur nga KTV-ja për procesin e dialogut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mbrojti sërish paktin me Greqinë për emrin duke thënë se

   Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.

   Vetëm pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, një tjetër ishull është përfshirë nga zjarret.

   Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital.

   Në mesin e debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Komisioni Europian shprehu mbështetjen për çfarëdolloj zgjidhjeje

   Tri persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, sipas njoftimit të Qendrës së Par

   Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbrojtur sërish tezën e rishikimit të kufijve me shqiptarët.

   Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve e cila nuk po pranohet e nuk po mbështet

   Marko Gjuriç do të vizitojë nesër Kosovën.