Ministrja serbe: Ja kur do të vendoset për ekstradimin e Ballistit

Postuar: 03/01/2018 - 09:35

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një prononcim për gazetën ‘Blic’ në Beograd, ka folur për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia. Ministrja ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet.

Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”, tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.

Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi. 

Faksimile e lajmit te Blic

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi për mediat serbe se Kosova nuk do të mund të mbijetojë si shtet, e për këtë arsye do

Pas incidentit në Beograd, ku Vojisllav Sheshel shau delegacionin kroat që është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Serbi, dhe më pas s

Në një intervistë të gjatë televizive, presidenti serb Aleksander Vuçic ka folur dhe mbi punësimin në Serbi, por ajo çfarë duket e çudits

Lideri veteran, Millo Gjukanoviç ka fituar 53.8 të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën më Mal të Zi, ka bërë të ditur

Në Mal të Zi ka nisur votimi për zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë 7 kandidatë.

Partitë politike shqiptare në Mal të Zi, që njihen për divergjenca të shumta, këtë herë kanë rënë dakord që vota e tyre të shkojë për Mil

   Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas takimit me presidentin e serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se se Serbia është vend i rë

Disa ditë më parë, ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus me arsyetimin se ai është i përfshirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot do të takohet për herë të dytë në një kohë të shkurtër me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Një tjetër avion ushtarak është rrëzuar në verilindje të Beogradit, pranë qytetit Kovaçicës në Serbi, shkruan Sputnik.