Pas protestave në Greqi, arrestohen 11 persona, mes tyre një shqiptar

Postuar: 07/12/2017 - 22:16

   Policia greke ka arrestuar 11 persona dhe lëshuar urdhër ndalimi për 26 të tjerë si përgjegjës për protestat e dhunshme të organizuar ditën e djeshme në Greqi. Greekreporter shkruan se mes të arrestuarve janë edhe 3 minorenë, një me shtetësi shqiptare, njëri më shtetësi rumune dhe një tjetër me shtetësi italiane.

Dhuna, bombat molotov e zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 9-vjetorin e vrasjes së Aleksis Grigoropulos. Mediat vendase shkruajnë se lagjja “Eksarhia” digjet nga dhuna.

Antiqeveritarët pas demonstratës në qendër u drejtuan në rrugën ku u vra Grigoropulos dhe sulmuan me bomba molotov edhe gazetarët. Policia largoi gazetarët e kameramanët që u rrezikuan seriozisht. Por episode dhune kanë ndodhur në gjithë Greqinë si në Kretë, Iraklio, Larisa, Selanik.

Aleksandros Grigoropulos, humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në kryeqytetin grek 9 vjet më parë.

Forca të mëdha policie kanë rrethuar Athinën, e cila është në mjegull për shkak të shiut të molotovëve.

Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas vdekjes tragjike të të riut shqiptar 2 ditë më parë në Olimp, një 55-vjeçar ka humbur jetën teksa ngjitej në mal.

Sot do të rikthehet në debat parlamentar në nivel të komisioneve, projekt – ligji për gjuhët, që ka për bazë zyrtarizimin dhe avancimin e

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti

  'Qipriotët turq janë “bashkëpronarë” të Qipros dhe jo një minoritet në këtë ishull të ndarë të Mesdheut', deklaroi presidenti

Përfshi muajin nëntor, janë paraqitur 70 raste të dhunës familjare në rajonin që e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në qytetin e Teto

   Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha për mediat greke se marrëdhëniet e tensionuara mes Greqisë dhe Turqisë, thashmë janë pje

   Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve ‘TAS’, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do bëhet pjesë e ale

Prokuroria në Prokupla të Serbisë ka nisur një hetim për një grup njerëzish që ndërmjetësonin martesën e serbëve me shqiptarët kundrejt p

Më shumë se 5000 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit në kryeqytetin grek, Athinë për shkak të protestave masive të paralajmëruara

   Një anije që transportonte 10 ton marijuanë është kapur sot nga autoritetet greke.