Pritë para shtëpisë, qëllohet gazetarja investigative

Postuar: 09/05/2018 - 09:46

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri, u qëllua dhe u plagos përpara shtëpisë së saj në Podgoricë, të martën vonë, tha policia.

“Olivera Llakiq u plagos me plumb në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik”, tha shefi i policisë, Vesko Damjanoviq.

Llakiq punon në gazetën me ndikim Vijesti. Llakiq, 49 vjeçe, është sulmuar edhe gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë.

Damjanoviq tha se policia “do të bëjë çmos për të zbuluar autorët dhe për t’i sjellë para drejtësisë”.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Aivo Orav, tha se sulmi mbi gazetaren Olivera Llakiq është shumë shqetësues.

“Gazetarët duhet të mbrohen”, tha ai në një postim në Twitter. Mali i Zi shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2025.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë shprehu po ashtu shqetësim për sulmin.

Muajin e kaluar, një bombë ka shpërthyer pranë shtëpisë së një tjetër gazetari malazez, në qytetin Bijello Pole. REL

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një tjetër zjarr i madh dhe i rrezikshëm ka rënë mesditën e sotme në Greqi.

Zjarri ka rënë në Dafnitoisa, zona Amaliada.

“Mafia shqiptare bën pjesë në mesin e pesë organizatave më të fuqishme dhe më të rrezikshme mafioze në botë”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se serbët do të kenë më shumë territor, para dhe të drejta pas

   Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan, duke theks

   Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika

Mediumi ‘Euractiv’ shkruan që jeta politike e Serbisë po “nxehet” këtë Gusht derisa diskutimet për marrëdhëniet me Kosovën kanë arritur n

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

   Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se as ai e askush tjetër nga pala serbe nuk e ka të lehtë të bisedojë më Prishtinë

   Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit për çdo zh