Putin garanton Vuçiçin, flasin për luftë për Kosovën

Postuar: 11/05/2018 - 09:45

Shefi i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në bisedë joformale e ka përgëzuar kryetarin serb për besnikëri.

Ai i ka premtuar Vuçiqit se personalisht do të angazhohet në luftën serbe për Kosovën, por edhe për të gjitha temat tjera kyçe në interes të Serbisë.

Siç pretendojnë burimet nga kabineti i Vuçiqit, Putin në një moment ka vërejtur se shumica kanë thënë se Vuçiq po e fut Serbinë në mënyrë të fshehtë në NATO, por se më vonë ata të njëjtit i kanë anëtarësuar vendet e veta në NATO, dhe se për këtë vetëm kryetari serb e ka mbajtur fjalën e dhënë, shkruan gazeta serbe Novosti.

Në këtë takim Vuçiq ka marrë premtim se Moska do t’i përcjellë në mënyrë aktive bisedimet e Serbisë me Kosovën dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në dialog, e në rend të parë të “sponsorëve” të pavarësisë së Kosovës. “Pra, pa pajtimin e Rusisë dhe të Serbisë do të jetë e pamundur të arrihet zgjidhja për Kosovën”, thotë burimi i gazetës, transmeton Insajderi.com.

Sipas “Novosti”, qëndrimet koherente të Putinit dhe Vuçiqit për “nyjën kosovare” sikur e kanë aktivizuar alarmin në Perëndim. Kështu që dialogu i Prishtinës dhe Beogradit do të jetë tema kryesore në Uashington, ku do të takohen përfaqësuesit e SHBA, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Sipas informatave jozyrtare, ata duhet t’i mbajnë konsultimet për atë se në çfarë drejtimi dhe me cilën dinamikë duhet të vazhdohen bisedimet në mes të dy fqinjëve për t’u arritur marrëveshja përfundimtare.

Kryetari serb menjëherë sot do të takohet me deputetin gjerman dhe kryetarin e Këshillit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian Gunther Krichbaum. Ai është i njohur për qëndrimin e tij që Serbia duhet ta pranojnë realitetin dhe është një nga përkrahësit kryesorë të nënshkrimit të marrëveshjes juridikisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje.

Express

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

   Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr n

   Ish-ministri i jashtëm i Serbisë dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviq po i përkrah deklarimet e President

   Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbe

   Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

   Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një

   Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se dëshiron të mësojë gjuhën shqipe.

   “Jam në dispozicion për takim liderësh”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ke

Dyshohet se një tjetër shqiptar ka vdekur në luftimet e Sirisë.