Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç në prag të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit tha se është i bindur se “forca e argumenteve mund të pengojë qëllimet e Prishtinës dhe aleatëve të saj që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë”.

Na pret një detyrë shumë e vështirë diplomatike”, ka shtuar ai për të përditshmen serbe “Veçernje Novosti”.

Ndërmjetësi i takimit të Interpolit sivjet është Kina, kurse delegacioni serb do të kryesohet nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanovi.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit do të mbahet nga data 26 deri më 29 shtator.