LSDM udhëheq në 43 komuna, e ndjekur nga VMRO-DPMNE me 14 komuna dhe BDI me 10 komuna.

Janë këto rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, që dje votoi për pushtetin lokal.

Tashmë janë përpunuar 42,18% e votave, ndërkohë që në faqen zyrtare të Komisionit Zgjedhor thuhet se pjesëmarrës në këto zgjedhje kanë qenë 48.95% e votuesve.

Ndër katër partitë që përfaqësuan shqiptarët në këto zgjedhje, BDI e Ali Ahmeti udhëheq në 10 komuna përfshi këtu Tetovën dhe Çairin, ndërkohë që Aleanca për Shqiptarët me në krye Ziadin Selën kryesojnë në Strugë.