Policia greke ka ndaluar në portin e Igumenicës një automjet që po transportonte 6 kilogramë heroinë.

Raportohet se droga ishte fshehur në një pjesë të modifikuar të automjetit luksoz tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Heroina ishte ndarë në 14 pako e mbështjellë letër natriban, thotë policia greke.

Autoritetet arrestuan shoferin e mjetit, një 38-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Lënda narkotike e fshehur në makinë u zbulua nga kontrollet me ndihmën e qenit antidrogë.