Tjetër raund bisedimesh për emrin e Maqedonisë

Postuar: 07/05/2018 - 07:44

Kryediplomatët e Athinës dhe Shkupit do të takohen këtë javë në Athinë, në përpjekje për të sheshuar ndasitë për çështjen e fundit që mban peng zgjidhjen e problemit 25-vjeçar të emrit të Maqedonisë. Takimi do të zhvillohet në kuadër të samitit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit.

Negociatat janë bllokuar për shkak të kërkesës së Athinës, që emri i ri për të cilin do të bihet dakord të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Dhe kjo të sanksionohet përmes ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni. Athina pranon çdo variant për emrin, përveç Republikës së Maqedonisë. Një ndër më të pranuarit është Maqedonia e Epërme.

Por Kryeministri maqedonas Zoran Zaev thotë se ndryshimet kushtetuese nuk janë të nevojshme pasi gjykatat e këtij vendi nuk i kanë vënë kurrë në diskutim marrëveshjet ndërkombëtare që ka arritur Shkupi. Zaev druhet se parlamenti mund t’ia hedhë poshtë ndryshimet kushtetuese pas marrëveshjes me Athinën. Ai propozon që marrëveshja përfundimtare të miratohet me referendum në Maqedoni. Por pala greke i referohet sondazheve, që tregojnë se shumica e maqedonasve janë kundër ndryshimit të emrit nga ai aktual, Republika e Maqedonisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia greke ka ndaluar në portin e Igumenicës një automjet që po transportonte 6 kilogramë heroinë.

Mali i Zi është duke planifikuar ngritjen e një gardhi në kufi me Shqipërinë për të bllokuar kalimin e emigrantëve.

   Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras një ditë pas konsultimeve me presidentin e vendit dhe aktorët politikë në Greqi është tërhequr n

   Ish-ministri i jashtëm i Serbisë dhe tashmë lider i Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Vuk Drashkoviq po i përkrah deklarimet e President

   Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive politike dhe krerëve shtetëror ka theksuar se opsioni dhe emri i propozuar që

Shqipëria dhe Greqia mund të përmbyllin brenda Qershorit marrëveshjen për kufirin detar dhe po ashtu t’i japin zgjidhje  çështjeve të mbe

   Vendet e Ballkanit Perëndimor sot në Samitin e Sofjes kanë nënshkruar Marrëveshjen e Digjitalizimit.

   Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një

   Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se dëshiron të mësojë gjuhën shqipe.

   “Jam në dispozicion për takim liderësh”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve a do të ke