Vdes boksieri kroat me origjinë shqiptare

Postuar: 08/07/2018 - 10:10

Boksieri Valentin Kajtazi ka vdekur gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate. Klubi ku 27-vjeçari u trajnua për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

‘Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri.

Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.

Aksidenti ndodhi në mesantë në Tisno, ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare, vdiq në vendngjarje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mbrojti sërish paktin me Greqinë për emrin duke thënë se

   Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.

   Vetëm pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, një tjetër ishull është përfshirë nga zjarret.

   Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital.

   Në mesin e debatit për rishikimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Komisioni Europian shprehu mbështetjen për çfarëdolloj zgjidhjeje

   Tri persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, sipas njoftimit të Qendrës së Par

   Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbrojtur sërish tezën e rishikimit të kufijve me shqiptarët.

   Ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaci për ndarje, shkëmbimin apo korrigjimin e kufijve e cila nuk po pranohet e nuk po mbështet

   Marko Gjuriç do të vizitojë nesër Kosovën.