Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç këndon “Osman Aga” për nder të Presidentit Erdogan, videoja po qarkullon në të gjithë rrjetin duke marrë me mijëra klikime.

Daçiç i afrohet tryezës ku ndodhej Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç së bashku me bashkëshortet në një darkë të shtruar në Beograd.. Kënga që ai dëgjohet të këndojë në turqisht është “Osman Aga”, një këngë e kënduar në shumë vende të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një tjetër video Daçiç shfaqet teksa këndon këngën serbe “Miljacka” dhe teksa ‘merr bakshish” nga myftiu i Beogradit, Mustafa Jusufspahic.

Kjo nuk është hera e parë që ministri serb performon në publik. Verën e kaluar gjatë vizitës në Greqi ai këndoi në qreqisht dhe rusisht, ndërsa edhe gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Beograd ka kënduar “O sole mio”.