Virusi agresiv u merr jetën tre personave në Greqi

Postuar: 10/08/2018 - 21:51

   Tri persona kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, sipas njoftimit të Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë.

Dy prej viktimave, të dy mbi moshën 80 vjeç, jetonin në zonat urbane të Atikës perëndimore. Gjithashtu, në 48 orët e fundit, 12 pacientë u shtruan në spital, pasi kishin simptoma në sistemin nervor qendror, e 4 prej tyre po kurohen në Repartin e Reanimacionit, në terapi intensive.

Sipas specialistëve grekë, numri i rasteve gjatë sezonit të verës pritet që të rritet dhe, me anë të spoteve televizive paralajmërojnë e këshillojnë qytetarët për marrjen e masave të duhura.

“Virusi i Nilit Perëndimor sivjet është përhapur jo vetëm në Greqi, por edhe në vendet fqinje. Shumë raste janë raportuar në vende si Italia, Rumania dhe Serbia, e disa nga pacientët tashmë kanë humbur jetën për shkak të komplikimeve të infeksionit”, tha Athanassios Tsakris, profesor i Mikrobiologjisë Klinike në Universitetin e Athinës.

Virusi i Nilit Perëndimor është një infeksion viral i përhapur në mënyrë tipike nga mushkonjat. Në rreth 75 për qind të infeksioneve, njerëzit kanë pak ose aspak simptoma.

Virusi në fjalë u shfaq për herë të parë pas disa dekadash në Greqi në vitin 2010, në një formë epidemie që përfshiu më shumë se qindra persona, ndërsa numri i viktimave arriti në 35 vetë, kryesisht të moshës mbi 60 vjeç.

Pasi u zhduk për disa vite, virusi u shfaq përsëri vjet dhe sivjet, duke alarmuar organet shëndetësore greke./tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mali i Zi ka dërguar trupat ushtarake në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika

Mediumi ‘Euractiv’ shkruan që jeta politike e Serbisë po “nxehet” këtë Gusht derisa diskutimet për marrëdhëniet me Kosovën kanë arritur n

Shifrat zyrtare të Policisë Greke tregojnë një rritje të numrit të sasive të sekuestruara të hashashit në veri të vendit fqinj, në zonën

   Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se as ai e askush tjetër nga pala serbe nuk e ka të lehtë të bisedojë më Prishtinë

   Një ekspert i çështjeve të Ballkanit, ish-analist i lartë i CIA-s për rajonin dhe Evropën, thotë se patologjia e perëndimit për çdo zh

   Në 17 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev mbrojti sërish paktin me Greqinë për emrin duke thënë se

   Kancelarja Merkel ka dalë kundër zërave për ndryshim të kufijve, e sipas saj nuk mund të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan.

   Vetëm pak ditë pas tragjedisë që ndodhi në Greqi, një tjetër ishull është përfshirë nga zjarret.

   Zyrtarët grekë njoftuan se një grua 57-vjeçare ka ndërruar jetë teksa ishte nën kujdes intensiv në spital.