Vuçiç: Kam marrë një plan nga Perëndimi për Kosovën

Postuar: 16/05/2018 - 22:18

   Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar në Sofje, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sot pasdite, se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

B92 raporton se kjo është hera e parë që Vuçiq e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, -tha Vuçiç.

Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, - ka përfunduar ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia greke ka arrestuar deputetin e Agimit të Artë, Kostas Barbarousis.

Bilanc negativ nga protesta e djeshme në Manastir të Shkupit, për emrin e ri të Maqedonisë.

Është nënshkruar marrëveshja historike për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga pala e Shkupit, përfaqësues që nënshkruajti ishte mini

Maqedonia dhe Greqia sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

   Këshilli i Shoqatës Europiane të Universiteteve në një takim të mbajtur në Bruksel, e pranoi aplikimin e UNS për anëtarësim të plotë n

Gazetari Stefan Cvetkoviç është zhdukur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.

   Gazetari dhe botuesi grek Stefanos Chios u arrestua nga policia mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 jashtë zyrave të gazetës së tij “Mak

   Gazetari serb, Stefan Cvetkoviç nga Bela Crkva është zhdukur mbrëmjen e kaluar, kanë bërë të ditur disa burime të agjencisë së lajmeve

Të vetëquajtur si "Vëllazëria kristiane" qindra qytetarë në Maqedoni kanë dalë dje në protestë për të kundërshtuar ndryshimin e emrit të