Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar se dialogu teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të fillojë gjatë muajit shkurt. Ka përmendur datën 26. Ndërsa, në muajin mars do të takohen dy Presidentët, Vuciç e Thaçi në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka thënë se në fund të muajit shkurt do të nisë dialogu teknik me Kosovën derisa në muajin mars do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

“Dialogu teknik do të vazhdoj më 26 shkurt. Beogradi do të përfaqësohet nga Marko Gjuriç. Në tryezë të bisedimeve do të jetë Asociacioni i Komunave deri te çështja e diplomave”.

Vuçiq, ndërkaq ka thënë se dialogu politik do të nis në fund të shkurtit ose ne fillim të muajit mars, ku do të marrin pjesë ai dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kosova dhe Serbia kanë mbajtur tri raunde bisedimesh prej vitit 1999. Në kohën e luftës ishte organizuar Konferenca e Rambouillet për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pasluftës, kishte nisur edhe një proces negociator, ku ishte caktuar Vjena si vend ku takoheshin kosovarët dhe serbët. Marti Ahtisaari ishte caktuar ndërmjetës kryesor duke propozuar pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.

Një proces i tretë dialogues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2010 me ndërmjetësim të Brukselit dhe mbikëqyrje të SHBA’së. Ende nuk ka një rezultat final prej këtij procesi.