Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sandulovuc, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyç të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë Vuçiç për nxitje trazirash në Kosovë.

“Porosinë dhe organizimin e vrasjeve nga organet e sigurisë serbe… Dejan Plashevic, Nënoficeri i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhrin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t’iu mbetej shqiptarëve.

Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kë bëhet fjalë, e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy!

Si mund t’i besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t’iu lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në “Facebook”, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës.