Gabimet që bëjmë me fytyrën gjatë dimrit

Postuar: 03/12/2017 - 17:40

Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta përkeqësojnë situatën.

Trajtimi i lëkurës në dimër:
Dimri nuk është aspak miqësor me lëkurën dhe arsyet janë mjaft të qarta: i ftohti, era dhe shiu rrisin acarimin, skuqjen dhe çdo lloj tjetër të papërsosmërisë, që mund të vijë në mendje. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekziston fakti që shumë prej nesh, edhe pa dashje, bëjnë gabime në rutinën e bukurisë.

Përdorni kremin e gabuar
Çdo lloj i lëkurës ka kremin e vet dhe duke përdorur çdolloj kremi që na del përpara është gabimi më serioz që mund të bëhet. Mos harroni se për lëkurën e thatë përbërësit më të mirë janë vaji i bajames, gjalpë shea, boronica, karota dhe luledielli, prandaj kërkoni produktet që i përmbajnë ato, transmeton Psikologjia.

Mbani lagështi në lëkurë
Një rutinë e duhur e bukurisë, kërkon që brenda gjashtëdhjetë sekondave të pastrimit, të vendosni një tonik pa alkool, e ndjekur nga një krem hidratues që ndihmon lagështirën për të depërtuar thellë.

Mos i lëpini buzët
Lëpimi i buzëve mund t’ju japë idenë e luftimit të thatësisë, por në realitet pështyma vetëm tërheq lagështinë e brendshme të buzëve në sipërfaqe, ku avullon përmes një procesi osmozë, duke i lënë ata edhe më të thata.

Më mirë përdorni një zbutës
Përdorni produkte specifike për dimër Kur e kuptoni se lëkura juaj bëhet e kuqe dhe e irrituar, do të ishte mirë të shtoni disa produkte në rutinën tuaj të zakonshme të bukurisë, specifike anti-skuqëse dhe hidratuese për dimër.

Përdorni krem kundër diellit
Disa besojnë se, kur është ftohtë nuk ka diell dhe nuk ka arsye për të mbrojtur lëkurën. Asgjë nuk mund të jetë më e gabuar: rrezet UVA dhe UVB veprojnë gjithashtu nën retë më të dendura, kështu që ju kurrë nuk duhet të largoheni nga shtëpia pa aplikuar mbrojtje të mirë dielli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohura, por edhe mes vetë frutave, dobitë që sjellin në org

   Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë faktin se shëndeti oral ka ndikim në shëndetin tuaj të plotë.

   Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqjen e sëmundje

    Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën.

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbi

   Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

Këtë ndoshta nuk e dinit, por ka ekspertë që besojnë se disa enzima mirëbërëse te mjalti shkatërrohen nga kontakti me bakrin dhe hekurin.