Ilaç natyral: mjaltë dhe banane kundër kollës dhe bronkitit

Postuar: 13/02/2018 - 08:54

Trajtimi i bronkitit dhe kollës kronike ka qenë gjithmonë një sfidë edhe për mjekësinë konvencionale. Ky ilaç i ri 100% natyral përmban disa nga përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm që qetësojnë fytin dhe mushkëritë duke kuruar po ashtu bronkitin dhe kollitjen për një kohë të shkurtër.

Si rezultat i përbërësve të fuqishëm të bananes dhe mjaltit që janë të përfshira në këtë recetë, ju mund ta përdorni këtë ilaç si për fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Përbërësit që ju duhen:

400 ml ujë të vluar

2 banane të mesme, të pjekura mirë

2 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni?

Në fillim, duhet t’i qëroni bananet dhe t’i shtypni me një lugë ose piru nga druri. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni lugë ose piru nga metali sepse bananet nxihen kur janë në kontakt me metalin.

Më pas, vendosni bananet në një tenxehere dhe shtoni ujin e vluar. Lëreni të qëndrojë përzierja kështu për 30 minuta.

Kur përzierja të ftohet, atëherë mund të shtoni mjaltin. Është shumë e rëndësishme që mjaltin ta shtoni të fundit në këtë përzierje, në mënyrë që të mos humb vetitë e dobishmë në ujin e vluar.

Si ta konsumoni?

Duhet të konsumoni 100 ml nga kjo pije katër herë në ditë (400 ml në ditë).

Kjo sasi e përbërësve që është më lartë është e mjaftueshme për vetëm një ditë sepse ju duhet ta përgatisni ilaçin e freskët çdo mëngjes.

Rezultatet e para do t’i ndjeni pas pesë ditëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Stina e shumëpritur e verës kërkon një vëmendje më të madhe për kujdesin ndaj shëndetit.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Cambridge në Angli, genet ndikojnë në vetminë dhe socializimin e një personi.

Duket se disa gjëra të cilat në përditshmëri nuk u kushtojmë aspak vëmendje nga ana shëndetësore, mund të rezultojnë fatale për ne.

   Me rritjen e temperaturave, freskinë e gjejmë tek pijet dhe lëngjet e ftohta.

Shumë njerëz që e vendosin kuletën në xhepin e pasmë të tyre por mjekët japin edhe arsye të tjera përse nuk duhet të mbahet kuleta në xhe

Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e hekurit ose si shenjë shoqëruese e një problemi tjetër shëndetësor.

Pema e frutit të bananes po rrezikon zhdukjen.

'Konsumimi i arrave rregullisht mund të përmirësojë spermën tek meshkujt', sipas një studimi.

Ushqimi është një nga gjërat më të bukura dhe të shijshme njëkohësisht që i dhurojmë vetes.

Rreziqet e konsumimit të tepruar të alkoolit janë të mëdha dhe shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut.