Kanabisi ndihmon në kurimin e ekzemës së lëkurës

Postuar: 02/06/2018 - 21:17

Kërkime nga Shoqëria Kombëtare e Ekzemave në Amerikë tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të lëkurës, shkruan "The Sun"

Dermatologët në Amerikë kanë bërë gjthashtu kërkime që e mbështesin metodën.

Zbulimet tregojnë se kanabinoidsët kanë përbërës anti-mikrob dhe anti-inflamatorë, të cilët futen në receptorët e lëkurës kur aplikohet locioni dhe mund të ulë irritimin dhe skuqjen.

Ai gjithashtu mund të ndihmojë në kontrollin e bakterit që shkakton irritim të lëkurës. Dermatologët thonë se është një alternativë e mirë për trajtimin e dermatitit atopik, që është edhe ekzema më e zakonshme.

Por kjo nuk ka lidhje me tymosjen e kanabisit, pasi kjo nuk e ndihmon ekzemën, duhet aplikuar vetëm si vaj.

Shkencëtarë nga Universiteti i Kolorados kanë nisur gjithashtu provat mbi një përbërje në drogë për të përcaktuar nëse mund të luftojë kushtet e zakonshme të lëkurës si ekzema dhe psoriasis.

Ata besojnë se CBD, e cila nuk shkakton 'drogim', mund të ofrojë shpresë për miliona njerëz që vuajnë nga ekzemat apo psoriaza.

Përbërësi anti inflamator, i njohur zyrtarisht edhe si cannabidiol, është mbështetur tashmë, për shumë benefite që ka, edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shefat e Shëndetit Botëror dhanë një faturë të pastër shëndetësore në një raport të publikuar në Dhjetor dhe deklaruan se nuk ka rezultate negative.

Firma  Holland & Barrett tashmë ruan një formë vaji të këtij përbërësi, i cili është i ligjshëm të blihet në Mbretërinë e Bashkuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ju vjen erë e keqe nga goja dhe keni karies të shpeshtë? Mund të jetë diabet.

   Ekspozimi ndaj temperaturave tepër të larta shkakton dy probleme në dukje të ngjashme. Bëhet fjalë për goditjen e diellit dhe lodhjen

Mos i hidhni asnjëherë lëvozhgët e vezëve, pasi është një burim i pasur i mineraleve.

Femrat koreane kanë gjithmonë këshilla për të dhënë për sa i përket kujdesin për fytyrën.

A keni menduar ndonjëherë pse gratë japoneze kanë gjithmonë lëkurë të bukur, pavarësisht moshës?

   Plazhet dhe pishinat janë vendet ideale për t’u shpëtuar ditëve të nxehta.

Ankthi është i trashëgueshëm, mund të transmetohet nga prindërit te fëmijët.

   Pijet e gazuara pa sheqer kanë sheqerna artificiale si aspartame që janë të lidhura ngushtë me obezitetin dhe diabetin.

Pas dyqaneve të marijuanës është radha e qendrave estetike që duket se po shfrytëzojnë benefitet e bimës për të pasur një lëkurë perfekte