Sigurisht nuk mund të themi që i kemi eleminuar të gjitha materialet e rrezikshme nga shtëpia jonë, por mund t’i përdorim sa më pak të jetë e mundur.

Në fakt, duhet pak më shumë vëmendjen nga objektet toksike që mund t’i gjejmë shumë lehtë në çdo shtëpi.

Kompensatë
Pse janë të rrezikshme produktet e kompensatës? Përmbajtja e saj ngjitet me rrëshirë, që është një helm që godet drejt për drejtë sytë dhe rrugët e frymëmarrjes. për më tepër shkakton probleme shëndeti dhe te kafshët.

Ky rrezik rritet nëse mobiljet janë të vjetra, pasi ato të prodhimeve të reja ndjekin norma më moderne.

Tapetet
Ato përmbajnë lloje të ndryshme materialesh dhe ngjitësish. Ato lëshojnë substanca organike të paqëndrueshme që mund të shkaktojnë shqetësime që nga dhimbja e kokës dhe alergjia tek ndjesia e lodhjes.

Moketi është veçanërisht i dëmshëm, sepse ndryshe nga tapetet vesh të gjithë dyshemenë dhe ngjitet pas tij. Kjo e bën edhe më të vështirë heqjen e grimcave të pluhurit që shkaktojnë alergji dhe astmë.

Prandaj këshillohet të shmangni tapetët e përmasave të mëdha, pasi janë më të vështirë për tu pastruar.

Dyshekët
Epo edhe dysheku është mes materialeve toksike. Shumë prej tyre kanë nivel të lartë të diftenile-polibromato, një produkt që sjellj probleme të shëndetit.
Këto dëme shkojnë nga dhimbjet e trurit, deri në zvogëlimin e funksioneve riprodhuese, madje dhe në tiroide. Ky material është veçanërisht i rrezikshëm për më të vegjëlit. Por në fakt janë dyshekët e vjetër ata që mbajnë këto lloj substancash. Kështu që do bënit mirë të merrnit një dyshek të ri të bërë me materiale natyrale.

Tasat plastikë
Tasat e ushqimeve zakonisht janë plastikë, dhe kjo do të thotë se janë bërë nga materiale që në vetvete kanë një sërë substancash kimike, si ftalati.

Këto substanca godasin sistemin endokrin dhe aparatin riprodhues, dhe mund të provokojnë tension të lartë dhe rezistencë ndaj insulinës. Ajo që duhet të bëni është ti zëvendësoni me tasa qeramikë ose qelqi. Dhe nëse nuk keni, zgjidhni tasat me bazë polietileni ose polipropileni. Mos harroni se nuk duhet të ngrohni kurrë në mikrovalë ushqime brenda një tasi të bërë nga plastika.

Zbutësi i rrobave
Zbutësi i rrobave i lë ato më të buta, por e mbulojnë me një shtresë të hollë produkti kimik toksik. Ato mund të acarojnë lëkurën, të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje koke.